24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Deputeti Kokaj: Kosova ka nisur para 50 vjetësh satelitë, ndodhi te Ura e Fshejtë

- Advertisement -

Deputeti  i Vetëvendosjes, z.Jahja Kokaj, ka folur për lëvizjet shkencore që po bën Kosova. Në një deklaratë për ATV-në, zoti Kokaj në fakt bëri të ditur se ‘Kosova ka nisur satelitë para 50 vjetësh nga Ura e Fshejtë’.

Më poshtë, deklarata e transkriptuar e z.Kokaj:

“Në këtë rast duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas, gazetarët i kanë spinuar deklaratat e mia.

Unë flas për satelitin vetëm si fizikant, njeri i cili sqaron se si funksionon nisja e satelitit apo  nisja e aeroplanit.

Përderisa aeroplani çfrytëzon shtypjen atmosferike, sateliti çfrytëzon ligjin e ruajtjes së sasisë së lëvizjes.

Prej fundit të satelitit lirohen gazra me sasi të shpejtësisë MV dhe kjo mundëson lëvizjen përpjetë të satelitit.

Unë këtë e kam sqaruar, këtë parim të raketës.

Një gazetar që mori dhenë fjala për satelitin, raketat përkundër shiut janë nis 50 vjet ma herët afër Urës së Fshejtë nga inxhiner Vesel Haxhimustafa. Ai ka udhëhequr ata satelitë, në atë kohë plantazhet e vreshtave nuk janë dëmtuar.

Parimi i nisjes së raketës, për këtë unë flas. Duhet të dimë që dielli ka një nxehtësi korona, ka strukturë komplekse ku gjenerohet nxehtësia, kjo energji depërton deri në sipërfaqe dhe arrin në koronë që është tepër tepër e ngrohtë”, ka thënë Kokaj. /Periskopi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit