18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Deputeti i VV’së nga Obiliqi: Ato prona kanë qenë të Manastirit të Deçanit që nga viti 1947

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka dashur ta relativizojë çështjen privatizimit të tokave me dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Para seancës së jashtëzakonshme, Thaçi përmendi shumat e tokave që janë privatizuar menjëherë pas lufte.

Ai ka deklaruar se prona afër Manastirit të Deçanit ka figuruar që nga viti 1947, ndërsa të njëjtën e ka vendosur edhe Qeveria Kurti.

“Sigurisht që ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mos të harrojmë që në Kosovë mbi 30 mijë hektar tokë janë privatizuar e çmimi mesatar ka qenë 34 euro për ari dhe mos të harrojmë që në Kosovë vazhdimisht ka pas privatizim të pronave. 24 hektar tokë unë po konsideroj që sigurisht ka qenë nga viti 1947, para vitit 1947 ka qenë pronë e Manastirit të Deçanit kjo pronë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është ardhë koha që Qeveria të vendos për një gjë të tillë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit