Deputeti i LVV-së, Bujar Dugolli ka folur për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për target ilegale.
Dugolli në Prime Time tha se vendimi është duke u zbatuar dhe se për 21 ditë pritët të shqiptohen masa të nëshkimit ndaj qytetarëve që nuk i përmbahen këtij vendimi.
“Po ka filluar të zbatohet masa e parë që i bie për 21 ditë do të shqiptohen masa të qortimit. Është duke u zbatuar në dy pikayt kufitare edhe në rrugë dhe patrullat e dnryshme. Kryesisht kemi të bëjmë me qortimet e para të dy ditëve për shkak se aty është evidence më e qartë dhe e saktë pasi aty hyjnë automjete të kohës së Millosheviqit dhe bëhet evidentimi dhe qortimi si masë”, deklaroi Dugolli.
Ai po ashtu ka folur edhe për rastet e mundshme ku nuk zbatohet vendimi për target ilegale.
“Informata zyrtare s’kemi për shkak se është dita e dytë. Mirëpo unë dëgjova nga mediat. Kur është në pyetje zbatimi i ligjit, nënkupton për të gjithë njësoj. S’mund të ketë zbatim selektiv. Ne s’kemi informata zyrtare, mirëpo nëse ka këso refuzime do të thoteë se ata nuk e kryejnë detyrën e vet, e nëse se kryejnë pasojnë masat ligjore ndaj tyre”, tha më tej Dugolli.