1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së: U hap sistemi publik për të gjithë profesionistët nga diaspora

- Advertisement -

Deputeti dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Valon Ramadani, ka bërë një postim në Facebook pas miratimit të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publikë.

Ai ka deklaruar që përmes këtij veprimi është hapur “sistemi publik për të gjithë ata profesionistë nga diaspora apo me përvojë në sektorin privat…”

Deputeti i Vetëvendosjes ka pretenduar se këto ligje do të luftohet pabarazie duke u zvogëluar dallimi mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë “nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.”

“Si kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, i falënderoj të gjithë akterët që dhanë kontributin e tyre në shqyrtimin e këtyre projektligjeve mes dy leximeve”, u shpreh Valon Ramadani në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit