22.5 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së thotë se FBI duhet të përfshihet në hetimin rastit të vrasjes së policit serb dhe të Faton Hajrizit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se duhet hetim ndërkombëtar rreth vrasjes së policit në Serbi dhe vrasjes së Faton Hajrizi.

Ai madje, ka rekomanduar që ky hetim të bëhet nga ndonjë strukturë policore ndërkombëtare si FBI apo Scotland Yard.

Ajo çfarë kërkoi ministrja Haxhiu është përveçse e drejtë edhe shumë e nevojshme. Duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ndodhi në Serbi me vrasjen e Policit pastaj edhe të Faton Hajrizit. Këtë hetim do të ishte mirë ta bënte një strukturë policore ndërkombëtare siç mund të jetë FBI, Scotland Yard e të tilla të kësaj kategorie”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ngritur dyshime nëse Faton Hajrizi është vrarë apo jo.

Haxhiu ka bërë thirrje që të ketë hetim të thellë për vrasjen e dyshuar të Faton Hajrizit, ndërsa u shpreh se hetim duhet të ketë edhe për aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë

“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Një hetim vendor dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm që të hetojë aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë, dhe krijimin atje të një ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës. Si ministre e drejtësisë, ofroj bashkëpunimin e plotë të shtetit tonë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit