1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Deputeti i VV-së: Tarifat e reja të rrymës nuk i prekin mbi 80 për qind të qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se me miratimin e tarifave të reja të energjisë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk janë prekur mbi 80 përqind e familjeve në Kosovë.

Gjatë debatit në “RTK Prime”, Dugolli ka thënë se kriza globale e energjisë dhe konsumi i lartë gjatë dimrit në vend e ka bërë të pashmangshme rritjen e çmimit për ata që konsumojnë më shumë rrymë.

“Qëndrimi i Vetëvendosjes është edhe zyrtar e edhe i njohur mbi këtë çështje. Grupi parlamentar i VV-së i ka bërë komentet rreth kësaj çështje dhe i ka dërguar me kohë në ZrrE. Kriza e madhe energjetike e ka goditur edhe vendin tonë. Dihet se gjatë dimrit Kosova ka qenë e detyruar të importojë energji me çmime jashtëzakonisht të mëdha dhe si rrjedhojë kemi ardhjur para një situate ku nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, ka theksuar Dugolli.

Ai ka thënë se të gjitha përpëjekjet e grupit parlamentar të VV-së dhe të qeverisë kanë qenë që në këtë situatë mjaft problematike fokusi të orientohet në atë që të mos preket shumica dërrmuese e familjeve kosovare.

“Deri në 800 kwh janë mbi 80 përqind të familjeve në Kosovë që nuk do të preken nga ky shtrenjtim dhe ky është një rezultat konkret i përpjekjeve tona, edhe pse ne nuk do të dëshironim që të ketë rritje edhe mbi shifrën 800 kwh. Megjithatë, importi i lartë dhe paaftësia për të gjeneruar energji elektrike të mjaftueshme ka bërë që të bëhet bllok tarifa”, ka shtuar Dugolli.

Në fakt, konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit