Mefail Bajqinovci përshëndetet me lot me kushëririn i cili vizitoi për herë të parë Kosovën, ai sot u kthye në Turqi ku iu shpërngul familja para 150 vitesh
Postimi i tij i plotë
Sapo u pershendeta me kushëririn tim i cili po kthehet në Turqi, Nazim Bajqinovcin, i cili pas 150 viteve është familjari i parë që viziton Kosovën dhe na gjen neve, pas shpërnguljes së madhe të vitit 1878. Kënaqësi dhe emocion i jashtëzakonshëm të njohësh një familjar që, edhe pas 150 viteve e flet gjuhën shqipe. Jemi shumë të gëzuar unë dhe familja ime që e njohëm dhe tani do të takohemi më shpesh. Lidhjet familjare dhe gjuhësore mbeten të forta, pavarësisht kohës dhe largësisë.