Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj foli për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, projektligj ky i cili sot është miratua në lexim të parë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Pasi që ky Projektligj u abstenua edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, Rexhaj tha se Konjufca votën abstenuese e ka votë parimore. Kjo sipas tij për të krijuar një lloj barazvlere si kryetar i Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca votën abstenuese e ka si votë parimore, ta themi në kuptimin e një lloj barazvlere si kryetari i Kuvendit të Kosovës sepse realisht ai edhe me votën abstenuese realizoi parimin e këtij projektkodi apo projektligji dhe në këtë kuptim ai ka qenë një lloj garantuesi sepse ka marrë përsipër dërgimin në Komisionin e Venecias. Qëndrimi i Glauk Konjufcës është qëndrim në kuptim e gjithëmbarshëm politik brenda grupeve parlamentare”, tha Rexhaj.
I ftuar në emiionin “Ditari” në Tëvë1, deputeti i VV-së deklaroi se partia e tij edhe para se të ishte në qeveri e ka pasur në qendër të vëmendjes Byronë për Konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
Ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje e ka shtyrë përpara këtë projekt antikorrupsion dhe antikrim të organizuar.
“Lëvizja Vetëvendosje para se të ishte qeveri e ka pasur në qendër të vëmendjes Byronë për Konfiskimin e pasurisë së paluajtshme dhe në këtë kontekst e kemi shtyrë përpara këtë projekt antikorrupsion dhe antikrim të organizuar. Ne kemi qëndruar karshi kërkesave dhe premtimit që kemi dhënë në fushatë elektorale”, u shpreh tutje Rexhaj.