7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së që udhëton me autobus del se është pronar i pesë arave

- Advertisement -

Pak ditë më parë bëri bujë nëpër media se udhëton me autobus, por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Lista Guxo, Nasuf Bejta, del të jetë pronar i pesë arave.

Bejta në Agjencinë Kundër Korrupsion ka treguar pasurinë e tij për vitin 2022.

Në pjesën e Pasurisë së Paluajtshme ai ka treguar se i ka pesë ara, të cilat së bashku, arrijnë vlerën e mbi 50 mijë euro.

Ndërkaq, ai ka treguar se ka ndërtuar edhe një shtëpi, e cila kap vlerën e 60 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, deputeti që udhëton me autobus ka treguar se ka dy vetura në pronësi të fëmijëve të tij, njëra kushton rreth tre mijë euro, e tjetra 11 mijë euro.

Të hyra vjetore ai ka treguar se i ka 5 mijë e 96 euro nga Kuvendi i Kosovës, rreth pesë miëj euro të tjera nga Komuna e Vushtrrisë.

Ai po ashtu ka treguar se pagat vjetore të fëmijëve të tij janë 5 mijë e 87 euro dhe 4 mijë euro.

Sa i përket pagës pesë mijë euro nga komuna e Vushtrrisë, ai ka arsyetuar si vijon: “Vlen te theksohet qe une profesionin si profesor ne shkollen e mesme te larte “Lutfi Musiqi”, komuna Vushtrri e kam pezulluar qe nga data 07.10.2022 deri sa te perfundoj mandati im si deputet.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit