Home Lajme Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

0
Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Që katër javë, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pasur një infeksion klinik pas operacionit,

Tutje, ai ka bërë me dije se tani e tutje, trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar ai.

Exit mobile version