11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së për rritjen e pagës 55 euro: Ndihmuam shumë familje, s’e bëmë për vota

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka deklaruar se vendimi për rritjen e pagave është “moment i rëndësishëm”.

Sipas tij, shumë familje do të ndikohen nga kjo.

“Unë do ta konsideroja që është një vendim i shumëpritur nga qytetarët e vendit vendimi i rritjes së koeficientit në paga në sektorin publik. Ju e dini që është një numër i madh i njerëzve të vendit të cilët janë të angazhuar në sektorin publik në marrëdhënie pune dhe rritja e të hyrave për familjet e tyre, rritja e pagave të atyre punonjësve, shënon një moment të rëndësishëm të përmbushjes të angazhimeve që ka Qeveria e Kosovës në drejtim të një mirëqenie sa më të mirë për qytetarët.” – ka thënë Hyseni për “EO”.

“Unë i marr sigurisht si pozicione të opozitës këto deklarata që vendimi mund të koincidojë me fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt, mirëpo ne duhet ta kemi të qartë një gjë Qeveria është në detyrë, Qeveria duhet t’i bëjë detyrat e veta dhe e dini se që nga fillimi është angazhuar maksimalisht, sidomos te pjesa e mirëqenies së qytetarëve të bëjë maksimumin me rritjen e herëpashershme të pagave, me shtesa të cilat janë ndarë për pensionistët, për shtresat dhe kategoritë tjera shoqërore dhe unë mendoj ky vendimi i Qeverisë është vetëm në linjën e shumë vendimeve që janë ndërmarrë viteve të fundit sa i takon ngritjes së nivelit të mirëqenies së qytetarëve.” – citohet se ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit