Home Lajme Deputeti i VV-së për faturat e rrymës: Është mirë që Kuvendi të ftojë për raportim ZRrE-në e KEDS-in

Deputeti i VV-së për faturat e rrymës: Është mirë që Kuvendi të ftojë për raportim ZRrE-në e KEDS-in

0
Deputeti i VV-së për faturat e rrymës: Është mirë që Kuvendi të ftojë për raportim ZRrE-në e KEDS-in

Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka komentuar temën e shumë debatuar të faturave të energjisë elektrike, për të cilat ka pasur shumë ankesa nga qytetarët e politikanët.

Sipas Rrahmanit, secilin vit Kosova do të përballet me rritje të çmimit të energjisë nëse nuk është në fokus ndërtim i kapaciteteve të reja të energjisë elektrike.

Në shkrimin e tij, Rrahmani ka shkruar se Komisioni për Ekonomi duhet t’i ftojë në raportim rreth faturimeve ZRrE-në dhe KEDS-in.

Këtë vit kemi edhe subvencionim të çmimit të energjisë edhe ngritje të faturave në vartësi se sa KË hargjohen. Qytetarët të cilët kanë vërejtje për faturim jo të rregullt duhet që vërejtjet e tyre t’i drejtojnë drejt ZRRE-së. Si Kuvend është mirë që Komisioni për Ekonomi të ftoj në raportim rreth këtyre faturimeve ZRRE-në dhe KEDS-in.” – shkroi Rrahmani, ndër të tjera.

Exit mobile version