23.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

“Deputeti i VV-së për 2 muaj ka marrë 690 euro për naftë nga shteti derisa s’ka veturë të deklaruar”

- Advertisement -

Përmes një postimi në profilin e tij, Guri ka bërë të ditur se Abrashi ka përfituar 690 euro për naftë, ndonëse – sipas deklarimeve zyrtare – nuk posedon asnjë veturë të regjistruar në emër të tij.

Reagimi i Gurit vjen si kundërpërgjigje, pasi Abrashi më herët kishte lënë të kuptohet se Guri ishte “adresa” pas incidentit të ndodhur mes Fitore Pacollit dhe një qytetari në oborrin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Ky deputeti që po flet për adresa, i ka marrë prej buxhetit të shtetit 690 euro për naftë vetëm brenda dy muajve, pa pasë makinë të deklaruar fare.

Shumë e çuditshme se qysh po më reagojnë veç këta që kanë keqpërdorë me buxhet të shtetit.

Përndryshe me 690 euro naftë mundesh me shku deri në Norvegji, me u kthy edhe prap të mbesin 1000 km me u sillë në Kosovë.

 

Të ngjashme

Të fundit