Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fajtori kryesor për tendencat e, siç i quan ai, të vazhdueshme të destabilizimit.
Basha këto komente i ka bërë në ‘Twitter’ në formë reagimi pas sulmit kundër Policisë së Kosovës tek Liqeni i Ujmanit, shkruan lajmi.net.
“Strukturat kriminale të Serbisë po suilmojnë vazhdimisht oficerët e Policisë së Kosovës! Është vetëm një person që duhet fajësuar këto përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës dhe ai është Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar deputeti i VV-së.
Ai ka kërkuar vëmendjen e diplomacisë së BE-së për këtë, duke pyetur “edhe sa gjatë do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë?”.
Ai ka kërkuar vëmendjen e diplomacisë së BE-së për këtë, duke pyetur “edhe sa gjatë do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë?”.