Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se kryeministri Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë.
Duke shpërndarë këtë deklaratë të Isa Mustafës, Abrashi tha se pensionistët janë të gatshëm të kthehen që t’i japin edhe më shumë Serbisë, duke iu referuar Mustafës.
“Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”, tha shkurtimisht ai.