Home Lajme Deputeti i VV-së me akuza për Avokatin e Popullit: Po përpiqet të ndikojë në procesin zgjedhor

Deputeti i VV-së me akuza për Avokatin e Popullit: Po përpiqet të ndikojë në procesin zgjedhor

0
Deputeti i VV-së me akuza për Avokatin e Popullit: Po përpiqet të ndikojë në procesin zgjedhor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar Avokatit të Popullit, Naim Qela pasi ky paralajmëroi se do ta dërgojnë në Kushtetuese ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Rrustemi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Kushtetueshmërisë.

Sipas deputetit të VV-së, avokati i Popullit “po bën përpjekje për të ndikuar në procesin zgjedhor”.

“Sot avokati Qelaj, po na tregon se si në vitin e katërt të mandatit të tij do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese ligjin e ri për zgjedhje për një dilemë që ka ekzistuar që 8 vjet, por që po e ngritë vetëm në vitin e fundit të qeverisjes së LV, e para zgjedhjeve të reja në të cilat për herë të parë, me ligjin e ri, do të mundësohet votimi i mërgatës në ambasada. Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e kushtetushmërisë. Kjo është përpjekje për të ndikuar proces zgjedhor.” – tha ai.

Ndërkohë, Qelaj në një konferencë për media më herët u shpreh:

“Logjikisht edhe ne aspektin praktik, Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme. Ju e dini që ligji për zgjedhjet ka kaluar me një seancë pa ndonjë diskutim publik që kish me i shtjerr të gjitha diskutimet lidhur me temat që mund të jenë kontestuese. Ligji ka kaluar pa e përfshirë një prej aspekteve të rëndësishme që e përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe ligji për barazi gjinore. Unë i referohem kryesisht asaj çka thotë Kushtetuta, në nenin 7 të Kushtetutës tek përcaktimi i vlerave është theksuar në mënyrë eksplicite se vlerë Kushtetuese në sistemin juridik të vendit tonë është barazia gjinore dhe në rast kur kemi një kuotë 30 e nuk kemi një barazi të barabartë 50-50 për mua është në kundërshtim me këtë parim Kushtetues”.

Exit mobile version