Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka të premten njoftoi se nuk do të kandidojë për deputet dhe nuk do të merret më me politikë.
Ndaj kësaj, ka reaguar gazetari Ilir Mirena, duke thënë se ai nuk ka folur për katër vite, ku sipas tij, ka marrë pagë 100 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.
“Kshtu, o bylbyl i heshtur, po ja bajne edhe deputetet e Srpskas. Dy here n’vjet po lajmerohen, sa per qat rroge… Perndryshe, deputeteve ua kisha ba pagen sipas performances. 80 perqind prej tyre kurre s’kishin mujt me marre page. As ky dezerteri i VV’se…”, ka thënë ai.