Visar Korenica, deputet i VV-së, ka shkruar në lidhje me mundësinë që Kosova të mospërfaqësohet në Samitin e Berlinit për CEFTA-n.
Sipas Korenicës, një gjë e tillë do të ishte një lajm i keq për Kosovën.
Tutje, Korenica ka kërkuar reflektim nga ana e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
“Mospjesmarrja e Kosovës në Samitin e Berlinit për CEFTA – organizatë për tregëti të lirë ku bëjnë pjesë 6 vende të ballkanit perëndimor që do mbahet më 14 tetor, do ishte lajm i keq për Kosovën dhe shpresoj që qeveria të reflektojë refuzimin për marrëveshjen e ofruar nga emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor z.Manuel Sarrazin duke arritur një marrëveshje dobiprurëse për Kosovën si palë e barabartë në këtë organizatë” – ka shkruar ai, ndër të tjera.