Deputeti nga radhët e VV-së, Adnan Rrustemi, i ka dalë në mbrojtje kryeshefit të KEK-ut, tashmë të arrestuar Nagip Krasniqit, duke thënë se arrestimi i tij është me porosi.
Duke kritikuar Prokurorinë, Rrustemi ka thënë se nuk është ngritur asnjë aktakuzë e s’është bërë asnjë arrestim për një muaj që ishin të vendosura 16 barrikada në veri, e tash i janë “hedhur sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”.
“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV!”- ka shkruar Rrustemi.
Ai ka përfunduar duke thënë se e gjithë kjo është me porosi.
“Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë!”