Home Lajme Deputeti i VV-së kërkon të ketë unitet midis pozitës dhe opozitës

Deputeti i VV-së kërkon të ketë unitet midis pozitës dhe opozitës

0
Deputeti i VV-së kërkon të ketë unitet midis pozitës dhe opozitës

Deputeti i VV-së, Eman Rrhamani, ka kërkuar unitet ndërmjet pozitës e opozitës në Kuvend.

Kjo pasi që gjatë ditës së sotme deputetët e VV-së e kanë bojkotuar seancën ku është dashur të diskutohej lidhur me koeficientin e pagës.

Rrahmani shtoi se nuk ka asnjë kuptim që të bojkotohen marrëveshjet ndërkombëtare prej opozitës dhe bojkotimi i seancave nga pozita.

“Është një situatë e papranueshme për të gjithë kjo që është duke ndodhur në vendi tonë e veçanërisht në Kuvend. Nuk ka kuptim mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, por s’ka as kuptim bojkotimi i seancave nga deputetet e pozitës, ajo çka po vërej është një polarizim. Është mirë që t’i thërrasin vetes të gjith edhe pozita edhe opozita.Marrëveshjet janë të Republikës së Kosovës, nuk janë as te pozitës, as te Kuvendit, bojkotimi i seancave është krijuar një praktikë e rrezikshme. Sa i përket koeficientit të pagave, shpejt vjen Projektligji për buxhetin, aty mundemi me kontribuar secili’’, ka thënë Rrahmani.

Unë qëllimisht nuk u largova për me qëndruar këtu që me dhënë një mesazh nuk duhet të bojkotohen seancat nga kushdo që thirren, shtoi më tutje deputeti i VV-së./Lajmi.net/

Exit mobile version