Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, është xhiruar teksa po i nxirrte lehtë keksat nga tavolina e kuvendit. Ai është filmuar gjatë kohës sa po mbahej seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Si duket deputeti VV’së, Luan Aliu, është goxha merakli i keksave. Ai është kapur nga kamerat duke ngrënë keksa fshehtë.
Po ashtu për të mos krijuar zhurmë, ai shihet se i kushton kujdes edhe përtypjes së keksave.
E siç po duket, ajo çfarë thoshte vazhdimisht, gazetari Valon Syla po del të jetë vërtetë.
“O ju kom thonë se jeni popull i VV’së që edhe keksat msheft i hani. Po çka pret prej 1 partie e 1 populli që edhe kesksat msheft i hani, bre dreqi në bark ja u honktë.”, ka ironizuar Syla në Facebook me pamjet e deputetit të VV.’së teksa zihet duke ngrënë fshehur keksa.