Halil Thaçi është deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cili thotë se së shpejti do të emërohet Guvernatori i ri i Bankës Qendrore dhe anëtarët e Bordit të Trustit Pensional.
Kritikave të opozitës për kapje të bordeve e ndërmarrjeve publike, i është përgjigjur me atë se ka kapje të ndërmarrjeve publike në komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga LDK e PDK.
“Në fakt Trusti ka pasur humbje edhe kur kishte anëtarët e bordit dhe kur ishte funksional. Këto ditë me sa e di trusti ka pasur ngritje. Mirëpo, kur jemi të mazhornaca në Kuvend ne e kemi mazhornacën dhe ju i keni parë debatet në Komisionin Parlamentar për Ekonomi për Guvernatorin. Sigurisht se opozita është e pakënaqur me emërimet që kanë ndodhur. Unë nuk jam në atë komision, por e di që sigurisht si të vie në Kuvend emri, votat i kemi dhe do t`i kalojmë propozimet që vijnë. Unë pash një reagim të ish- kryeministrit Hoti, i cili kishte reaguar për aspektin e kapjes dhe çkapejs së Bordeve. Nëse e shikojmë Prishtinën, janë 2-3 asamblistë që janë emëruar nëpër Borde. Por, në Qeveri me sa unë njoh dhe di, kemi disa raste kur janë emëruar njerëz të politikës, mirëpo në 95 për qind të rasteve janë apolitik, ne mund të flasim për shumë borde që nuk janë figura të VV dhe dihet se ne i kemi 51 për qind, që i bie se ne na kanë votuar çdo i dyti person”, tha Thaçi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.