11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së i reagon Stanos: S’mund t’i lëmë punët e brendshme nga kërcënimi për masa

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Alban Bajrami ka thënë se ambasadorët QUINT-it nuk kanë dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit.

Ai ka thënë se për temën e urës së Ibrit ka pas marrëveshje që nga viti 2016 dhe nuk është bërë.

Bajrami në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka shtruar pyetjen se a duhet të pritet një dekadë për hapjen e saj.

“Ambasadorët e QUINTI-it  nuk patën një përgjigje se pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit. Të paktën ta kemi një arsye pse nuk duhet të hapet ura, përveçse  është një anshme. Hapja e urës nuk mund të jetë e dyanshme, sepse ne nuk jemi duke hapur një urë që na lidh me Serbinë”, ka thënë Bajrami.

Ai ka komentuar edhe deklarimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili ka thënë se Kosovë mund t’i shtohen masat për veprimet e “njëanshme” të Kosovës. Bajrami ka thënë se Kosova nuk mund t’i lë punët e brendshme nga kërcënimi për masa që sipas tij, edhe këto aktuale janë të padrejta.

“Edhe këto që janë, janë të paarsyeshme. Asnjë zyrtar i BE nuk mundet me tregu pse janë. Ne nuk mundemi mi lënë çështjet e brendshme të Kosovës me i lanë në dorë të një kërcënimi për masa të reja”, ka thënë Bajrami.

BE e ShBA janë shprehur kundër hapjes së urës së Ibrit, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur se ura do të hapet në momentin e duhur.

Të enjten në Mitrovicë të Veriut është mbajtur një tubim me qytetarë ku u diskutua për këtë çështje e ku disa serb ishin kundër hapjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit