25.7 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Deputeti i VV-së: Haxhiu është zgjedhja jonë për këtë legjislaturë, i panevojshëm barrikadimi i partive kundër saj

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, thotë se normalisht ka edhe emra të tjerë në LVV që mund të jenë kandidat për kryeparlamentare por për këtë legjislaturë LVV ka vendosur që të jetë Albulena Haxhiu.

Ai thotë se nuk ka ardhur rastësisht përzgjedhja për Haxhiun, pasi që ajo është gruaja më e votuar në Kosovë.

“Normalisht që ka edhe emra të tjerë në LVV, mirëpo për këtë legjislaturë dhe për kryetaren e Kuvendit, LVV dhe kryesia e saj janë përcaktu që për këtë legjisltaurë kryetare e kuvendit të jetë zonja Albulena Haxhiu. Jo rastësisht ka ardhë kjo përzgjedhje për zonjën Haxhiu, mirëpo ne e dimë që Haxhiu ka dal gruaja më e votuar në Kosovë. LVV-ja dëshiron që ta vazhdoj këtë praktikën që në institucionet e rëndësishmë dhe në njëren prej tri pozitave të krerëve të shtetit të jetë edhe një grua”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se është në interes të përgjithshëm të vendit që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit dhe të dalim nga ky ngërç politik i cili është krijuar.

Kërçeli thotë se është i panevojshëm barrikadimi i partive opozitare kundër Albulena Haxhiu.

“Mendoj se krijohet një precedant i keq në historinë e Kosovës, ku partitë tjera të përcaktojnë se kush duhet të jetë kandidati i deleguar nga partia tjetër. Kështu i bie që edhe ne tua caktojmë atyre se kush duhet të jetë kryetari. Unë mendoj që është në interes të përgjithshëm të vendit, që ne të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit dhe të dalim nga ky ngërc politik i cili është krijuar. Unë mendoj se është i panevojshëm barrikadimi i partive opozitare kundër zonjës Haxhiu”, u shpreh ai.

Sa i përket deklaratave të partive opozitare se Albulena Haxhiu është përçarëse, Kërçeli thotë se është gabim ti paragjykojmë njerzit para se të marrin pozitën dhe të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Nuk mund ta paragjykojnë se si do të jetë zonja Haxhiu si kryetare e Kuvendit, a do të jetë përcarëse apo bashkëpunuese. Mendoj se është gabim që ti paragjykojmë njerëzit para se të marrin pozitën dhe të ushtrojnë detyrën e tyre”, tha ai për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit