Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka reaguar sot rreth ndalimit të transmetimit të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Ai ka thënë se gjatë fjalimit të Kurtit në KS të OKB-së transmetimi live është ndërprerë deri në përfundimin e fjalimit të tij edhe në Kosovë, jo vetëm në Serbi.
Ndërsa tutje ka shtuar se do të paraqes ankesë në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë u raportua se gjatë fjalimit të Kryeministrit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka pasur ndërprerje të sinjalit televiziv në disa televizione në Serbi, mirëpo diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Kosovë.