Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Enver Dugolli duke kritikuar qasjen e opozitës në diskutimet për zgjedhjen e presidentit ka thënë se kishte planë për shkuarjen në zgjedhje.
Ai ka thënë se ky plan ishte i brendshëm dhe i jashtëm.
I pyetur se për kë aludon nga plani i jashtëm, ai ka thënë se në vend zakonisht ka vizita me pompozitet para ngjarjeve të rëndësishme.
“Ka ekzistuar plani për zgjedhje. Na jemi vend i vogël dhe shpesh herë interferime nga jashtë kanë krijuar situata jo të këndshme për republikën tonë.
“Sa herë vjen dikush me pompozitet para ngjarjeve të rëndësishme ndodh diçka. S’ka pasur dëshirë kurrë të bimë pre interesave të ndryshme, duhet na udhëheqë interesi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ati i është përmendur edhe vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në kohën kur zhvilloheshin diskutime për presidentit.
Dugolli ka thënë se ka pasur edhe vizita të tjera, por ai ka thënë se mbi të gjitha duet të kihet parasysh interesi i qytetarëve dhe vendit.
“Po, Edi Rama ka qenë, dhe të tjerë, por unë po mendoj që është mirë ne në radhë të parë ta kemi interesin e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.






