Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të hënën pasdite ka shkarkuar drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.
Sipas njoftimit të bordit, shkarkimi i Lumës ka ardhur pas propozimit të Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, shkruan Demokracia.com.
Lidhur me këtë shkarkim të Lumës, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duke e parë si triumf të VV’së.
Përmes një postimi në Facebook, ai mbrëmë ka bërë një rikujtim duke thënë se Ernest Luma u shkarkua nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës.
“Para se të flini, le ta përkujtojmë se Ernest Luma sot u shkarkua nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës”, ka shkruar ai.