Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rexhaj e quajti si vendim skandaloz pasi që sipas tij po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës, ku Lista Serbe do të jetë vendimtare edhe në të ardhmen për të vendosur se a do të konstituohet Kuvendi apo jo.
“Unë mendoj që megjithatë është vendim skandaloz, sepse sic duket po shkojmë drejt një vetoje në Kuvendin e Kosovës ku Lista Serbe do të jetë vendimtare ta themi edhe në të ardhmen, për të vendos a konstituohet Kuvendi apo jo”, tha Rexha në Kanal10.
Ai tha se shpreson që kur të botohet i plotë aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, ta ndajë votimin e zonjës Rexhepi nga votimi i cili na pret për kandidatin i cili do të propozohet aty.