“Fontanë dëshirash”, tha deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, referuar asaj që Ramush Haradinaj i AAK-së tha se si parti mund të votojnë persona konsensual nga VV për Kryetare të Kuvendit, si Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi.
“Kjo etablimi i emrave siç është i Sarandës, Shqipes – e mund të dalin edhe emra tjerë – mendoj se është fontantë dëshirash. Një gjë…Aktvendimi i GjK-së, dihet mirëfilli se i takon subjektit të parë…Propozimi edhe zgjedhja”, tha Rexhaj në “Kanal 10”.
Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosja, është rrëzuar tri herë me votë në Kuvendin e Kosovës, me partitë politike që e konsiderojnë atë të pavotueshme për të udhëhequr legjislaturën.
Figura e saj shquhet për karakter politik militanti dhe polarizuese – e assesi poseduese e virtyteve politike jopartizane – ndërsa Vetëvendosje, anipse nuk i ka numrat dhe varet nëse ia votojnë partitë e tjera kandidatin, refuzon ta heq emrin e saj nga propozimi.