Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti babadimër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi në të cilën kryeministri duket me kapelë të babadimrit dhe disa dhurata.
Në foto shkruan “Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”.
Këtë fotografi e ka postuar pasi Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për të ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët për fundvit