7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së: Do të qëndroj në sallë kur të votohet Trusti, do të abstenoj

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, i cili doli kundër partisë së tij në mbështetje të veteranëve për rritje të pensionit të tyre, do të veproj ngjashëm edhe me rastin e votimit të Trustit.

Ai në një prononcim, ka thënë se nuk do të votoj pro e as kundër, por do të qëndroj në sallë në momentin e votimit të Trustit.

Ai ka thënë se do të abstenoj derisa ka treguar edhe arsyen pse do ta bëjë një veprim të tillë.

Ai ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhje se kjo është një “gjakderdhje financiare” ashtu siç e quan Kryeministri Albin Kurti.

“Unë nuk do të votoj, por do të abstenoj dhe do të jem prezent në seancë, nuk do të votoj për shkak se deri të ndalohet gjakderdhja financiare që ka premtuar Albin Kurti dhe duhet të kthehen parat e Trustit që janë jashtë me u kthyer në Kosovë. Qytetarëve ka mundësi me ju ndihmuar në mënyra të tjera duhet të gjejnë rrugë të tjera dhe jam i bindur që asnjë qytetarë nuk ka hyrë në obligime duke llogaritur në mjete të Trustit Pensional”, tha ai për Front Online.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk ka informacione se di do të veproj grupi parlamentar i Vetëvendosjes këtë ditë, derisa thotë se mund të flas vetëm për veprimet e tij.

Deputeti Fatmir Humolli që nga dita e parë ka përkrahur kërkesat e veteranëve për rritje të pensionet, pasi që i njëjti ishte pjesë e UÇK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit