Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka deklaruar se asociacioni me kompetenca ekzekutive ka vdekur.
Bajrami në RTV Dukagjini ka thënë se kështu ka vendosur Kushtetua e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.
“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i vdekur, për shkak se kështu e ka thënë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Gjykata kushtetuese.” – ka thënë ai.