-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Deputeti i VV fotografon fshehurazi kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvnedosjes, Luan Aliu ka publikuar një fotografi të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në njërën prej kafeneve të Prishtinës.

“Ja ku ka qenë Lumir Abdixhiku në ora 12:30. Në vend se të jetë në seancë kur diskutohet propozimi i Bekim Haxhiut për t’i tërhequr 30% të Trustit të cilin e mbështeti Besian Mustafa në emër të LDK-së”, ka shkruar ai.

Edhe kryeministri Albin Kurti në kuvend pyeti se pse nuk është i pranishëm Lumis Abdixhiku, Avdullah Hoti e Hykmete Bajram.

Sipas Kurtit kjo tregon se tërheqja e Trustit është e dëmshme pasi ata si ekonomist e dinë që është një gjë jo e mirë.

Pika për tërheqjen e 30 për qind të Trustit ka ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se në një gjendje të tillë Kosovën e kanë sjellë vetë partitë opozita.

Propozuesi i kësaj iniciative ligjore, Bekim Haxhiu, ka thënë se në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës kanë proceduar këtë nismë ligjore në Kuvend më 9 mars.

Sipas tij, kjo iniciativë ka ardhur për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët, në këtë situatë me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30 për tu hedhur në votim Projektligji për Trustin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit