Kjo për shkak se, sipas tij, nuk janë krijuar kushte për të diskutuar problemet, teksa shton se “Qeveria po mendon se është mbi deputetët”.
“Po bëhen gati 1 vit që nuk po marr pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar për arsye sepse nuk janë duke krijuar kushte për të diskutuar problemet ashtu siç duhet, saqë qeveria po mendon se është mbi deputetë, sikur të kishte zgjedhje presidenciale nuk po e kuptojnë se në Kosovë janë bërë zgjedhjet parlamentare dhe forca është te deputeti dhe jo të ministri”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Sipas tij, si funksionon Qeveria është në kundërshtim me sistemin demokratik parlamentar.
Ai shton se Qeveria po sillet me amatorizëm.
“Kam filluar të bëjë kritikat publike, qoftë bëhen 24 muaj dhe nuk ka qasje për t’i zgjedhur problemet të cilat jam i bindur se ka mundësi, Kosova ka buxhet dhe ka mundësi me i zgjedh problemet shumë më shpejt sesa me këtë qasje që ka Qeveria”.
“Qeveria për momentin sillet me amatorizëm dhe teknokraci që nuk përputhet me realitetin objektiv ku jetojmë ne. Qoftë se nuk i merr për bazë këto, por i merr për bazë mendimet të një personi që e ka në Qeveri që nuk e ka besimin e qytetarëve, atëherë është qasje e gabuar e Albinit. Është qasje e gabuar që deputetin nuk e respekton”, përfundoi Humolli./Teve1.info/