Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar deputetët e Nismës nëse ata do të votojnë Qeverinë Kurti.
Ai ka vlerësuar se nëse deputetët e Nismës do të votojnë Qeverinë Kurti 3, do të ishte fatale për liderin e kësaj partie.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se në këtë mënyrë Fatmir Limaj do të digjte të gjitha kartat.
“Nëse 3 deputetët e NISMËS e votojnë një qeveri Kurti, atëherë Fatmir Limaj i djeg krejt kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij, që s’ka me ekzistu më përbrenda 4 viteve”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.