23.8 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Deputeti i PDK-së për sondazhin e fundit të UBO-s: Janë të stimuluara për të krijuar opinion

- Advertisement -

Sipas matjeve të fundit nga “UBO Consulting”, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje renditet në vend të parë me 49.6 për qind.

Për këtë sondazh ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

“Këto sondazhe janë të stimulume. Nuk janë të rastit. Janë të subvencionuara nga qarqe që nuk di cka janë ato për të krijuar opinion.”, tha Berisha në DPT te Fidani.

Berisha pati shumë kritika për qeverinë Kurti. Ai e përmedi diferncën ndërmjet eksportit e importit, importin e lartë.

“ Një qeveri që i ka subvencionu 2.5 milionë në bujqësi e kilogramin e specave e ke pas pesë euro. Një qeveri që në regjoistrimin e 2011 i ka pas 1 milionë e 7 mijë banoirë e sot i ka 1 milionë e 6 mijë. Sot ti ka minusr 550 mijë banorë. Një qeveri që i ka shpenzu mbi 14 miliardë buxhet. Nëse me të gjitha këto fakte duan ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje e bajshin me shnet.”, tha ai.

Nga ky sondazh i kryer për periudhën 3 deri 15 qershor nga “Ubo Consulting”, Partia Demokratike e Kosovës del të jetë në vend të dytë me 17 për qind të votave.

LDK-ja radhitet e treta me 15.5 për qind, duke shënuar kështu rënie, krahasuar me sondazhin paraprak të “UBO Consulting” që kishte 16 për qind. AAK dhe NISMA kanë qenë surpriza e këtij sondazhi duke shënuar rritje në 8.6 për qind, 1.7për qind më shumë se sa në mars kur kishin rezultuar me 6.9 për qind të mbështetjes./Reporteri.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit