31.7 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Deputeti i PDK-së për bllokadën në Kuvend: Shteti peng i një emri

- Advertisement -

 

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dështimit të 42-të me radhë të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, tha se vendi ka mbetur “peng i një emri” me Lëvizjen Vetëvendosje që as s’i ka numrat dhe as bën kompromis.

Krasniqi tha se për zhbllokim të situatës kryesuesi i seancës konstitutive që ka përmbysur të gjithë procedurën – e konstatuar nga Gjykata Kushtetuese – duhet të kthehet në rend të ditës.

Postimi i Krasniqit:

Pasi ka dështuar ta sigurojë shumicën në 42 seanca radhazi, tani thotë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e përbashkët. Mirëpo, nëse me të vërtetë është përgjegjësi e të gjithëve, atëherë duhet të uleni e të bëni kompromis, jo të vazhdoni me imponim!

Tha se Kryetari dhe Nënkryetarët janë “paketë”, por kjo nuk është e vërtetë, janë dy pika të ndara në rendin e ditës, ashtu siç parashihet edhe në Rregulloren e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit është përfaqësues i të gjithë deputetëve, jo i një subjekti të vetëm. Nëse partia e parë nuk i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ka vetëm një rrugë: kompromisi, të propozojë një emër që mund të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur.

Ndërkohë, nënkryetarët janë përfaqësues të subjekteve parlamentare, dhe nuk kushtëzohen me zgjedhjen e kryetarit.

Nëse vërtet dëshironi të zhbllokohet procesi, kaloni në rend të ditës, respektoni Kushtetutën, ndërroni kandidaten.

Shteti nuk mund të mbahet peng i një emri!

Të ngjashme

Të fundit