Deputeti i PDK-së: Pavarësinë që Ahtisaari e futi para 19 viteve në pako, sot Kurti po e largon

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë me dije se para 19 viteve Martti Ahtisaari kishte propozoi që Kosova të bëhet e pavarur, duke e dërguar këtë propozim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se tani po e zhbën propozimin e ish-presidentin të Finlandës.

Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka shkruar se Kurti me marrëveshjet që ka bërë në procesin e dialogut me Serbinë e ka dëmtuar pavarësinë e Kosovës.

“Para 19 vjetëve, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin propozoi që Kosova të bëhet e pavarur. Pas 19 vjetëve, Albin Kurti, përmes kompromiseve të fundit, marrëveshjes së Ohrit, largimit të njohjes reciproke, autonomisë për serbët në veri, eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe, pranoi rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit. Pra, pavarësinë që Ahtisaari e futi para 19 vjetëve në pako, sot Albin Kurti po e largon!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit