8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Deputeti i PDK-së: Nuk duhet ta zbatojmë Asociacioin pa një ndërlidhje të tij me njohje të Kosovës, e me anëtarsim në NATO

- Advertisement -

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike  e Kosovës tha se Kosova duhet të ulet me partnerët e saj se si mund ta përmbyll shtetndërtimin e vet.

“Shtetndërtimi ka obligime të brendshme, por edhe obligime të partnerëve tanë në raport me shtetndërtimin e jashtëm të Kosovës, dhe këtu ne duhet të bisedojmë shtruar edhe me amerikanët edhe me evropianët se si mund të duket një rrugë e ecjes tonë përpara”, tha ai.

Kur u pyet se po kërkohet të dërgohet drafti i asociacionit në Kushtetuese.

“Drafti të dërgohet në Kushtetuese dhe mandej fillon procesi i themelimit të Asociacionit, por Serbia të bllokon kudo ndërkombëtarisht, Serbia të krijon telashe në Veri, unë mendoj se ne edhe me partnerët tanë duhet të flasim se si duket harta më e plotë e asaj se cfarë po ndodh në rajon. Nëse BE pas zgjedhje të fundit në BE e shpall të vdekur politikën e zgjerimit nëse në vitet 2025/ 26. 28./30 nuk ndodh asgjë me zgjerimin evropian unë e shoh të pamundur që të ketë një Ballakn me stabil dhe të sigurtë, dhe një Serbi e cila ka një interes që të lëvzise drejt njohjes së Kosovës. Prandaj ne duhet të bisedojmë me partnerët tanë se cilat janë obligimet tona se cilat janë obligimet e partnerëve tanë në raport me shtetndërtimin e Kosovës, por unë mendoj që ne nuk duhet ta zbatojmë themelimin e Asociaciacionit pa një dërlidhje të tij me njohje të Kosovës, me anëtarësim të Kosovës në NATO dhe me një rrugë të qartë të anëtarësimit tonë në BE. “, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit