23.8 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Deputeti i PDK-së flet për takimin me ambasadorin Berishaj, tregon pse e publikoi fotografinë që bëri bujë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i cili javën që shkoi bëri bujë me një fotografi që publikoi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshihet për shpëlarje parashë e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Berisha tha se rregulli i parë është që kur shkon në një vend tjetër ta takosh ambasadorine e vendit tënd.

Ai tha se takimi me ambasadorin është detyrim dhe edukatë shtetërore.

“Për ambasadorin e akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare mbetet prapë. Vazhdon ajo. Pse duhej ta mbaja fshehur nëse veç u takova me të. Gjëja më e ulët që e urrej tek njerëzit është hipokrizia. “, tha Berisha në DPT te Fidani.

Ai tha se votuesit e tij e njohin mirë atë dhe se ai punon 24 orë për Partinë Demokratike.

Berisha po ashtu tha se fotografia e tij u keqpërdor.

Deputeti Berisha tha se ambasadorin Berishaj e ka takuar në një simpozium dhe tregoi se me të njihet për kohë të gjatë.

“Kam qene edhe në varrim kur i ka vdekë nana. Ai ka qenë për babën. Kjo është ana njerëzore.”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit