Home Lajme Deputeti i PDK-së demanton Kurtin për letrën e Thaçit për dërgimin e FSK në Veri

Deputeti i PDK-së demanton Kurtin për letrën e Thaçit për dërgimin e FSK në Veri

0

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka demantuar kryeministrin Kurti lidhur me letrën që ka nënshkruar Hashim Thaçi pēr dërgimin e FSK nē Veri nē bashkëveprim me KFOR, raporton Scanner.

Ai ka publikuar letrën nē tërësi, duke kërkuar që t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë pushtetarët, për t’i mbuluar dështimet e veta , e sidomos dështimet për t’i parandaluar sulmet terroriste në Veri, po e përfolin dhe përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në vitin 2013” e që qëllimshëm po e quajnë vendim.

Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.
Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!

Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!

Exit mobile version