Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se tash mediet po raportojnë që përveç dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar, paska pasur me dhjetëra raste të ngjashme.
Ai pyeti se pse kanë heshtur dhe e kanë neglizhuar organet kompetente mbi këto çështje.
Madje, ligjvënësi opozitar kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Këtu nuk aq faj/përgjegjësi policia sa prokuroria/drejtësia! E thjeshtë, dorêheqje e ministres së drejtësisë dhe rastet e ngjashme në të ardhmen me marrë pêrgjegjen vetëm me burgim TË PËRJETSHËM”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Tani mediet po raportojnë që përveç dhunimit të 11 vjeçares paska pas me dhjetëra raste të ngjashme .
Pse kanë hesht/neglizhuar organet kompetente?
Këtu nuk aq faj/përgjegjësi policia sa prokuroria/drejtësia!
E thjeshtë, dorêheqje e ministres së drejtësisë dhe rastet e ngjashme në të ardhmen me marrë pêrgjegjen vetëm me burgim TË PËRJETSHËM.