0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Deputeti i pakënaqur i pushtetit themelon një grup të ri brenda Kuvendit

- Advertisement -

Të shtunën e 15 tetorit është themeluar “Grupi i gjelbër i deputetëve”, nga një grup vullnetar i deputetëve me kryetar Haki Abazin.

Përmes një postimi, Abazi ka thënë se ky grup i deputetëve i kanë paraqitur kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njoftimin për themelimin e grupit vullnetar “Grupi i Gjelbër i Deputetëve’’.

“Kryesuesi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë, të quajtur ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’ është z. Haki Abazi – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Legjislatura e VIII-të”, thuhet në njoftimin e Haki Abazi.

Abazi ka treguar edhe rreth fushëveprimit të “Grupit të gjelbër të deputetëve”, duke përfshirë kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, agjendën e gjelbër evropiane, marrëveshjen e Parisit për klimën, traktatin e Glasgow, konferencën e palëve.

Po ashtu, Abazi ka shtuar dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ndërlidhjen me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare, monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike dhe konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për media gjatë dy të premteve për themelimin e “Grupit të Gjelbër të Deputetëve”.

Gjithashtu Abazi ka shprehur pakënaqësi ndaj shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila për mënyrën se si po udhëheq Kusari-Lila pasi deputetët nuk po kanë hapësirë për t’i shprehur idetë e tyre.

Abazi ka treguar se cilat kanë qenë kërkesat e tij, të cilat, nuk janë marrë parasysh nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Unë kam bërë propozimin me shkrim, sipas marrëveshjes dhe procedurave, për nisjen e komisionit hetimor për privatizim në shkurt të këtij vitit. Tani ne jemi në tetor unë dhe sot nuk kam përgjigje, absolutisht nuk është proceduar kërkesa për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizimin në Kosovë”, ka theksuar ai.

Sipas Abazit, ai kishte bërë kërkesa që të krijoheshin komisionet, për të cilat kanë folur vazhdimisht, siç është, SHIK.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit