Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo kohë.Por, ai ka thënë se nuk do të “dorëzohen” përballë partive që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje e konstruktivitet.

“Ne jemi të gatshëm me shkua në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan. Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.Kosova mund të mbajë edhe një proces zgjedhor, nëse deri më 28 prill nuk ka votohet presidenti i ri.

Partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për një kandidat konsensual pavarësisht disa takimeve që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Valon Ramadani.Takimi i fundit mes Kurtit e Abdixhikut i zhvilluar të hënën nuk dha ndonjë rezultat konkret, ndonëse u vlerësuar konstruktiv.

Ndërsa, kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka kërkuar Kurtit “konkretizim të iniciativës përmes një letre zyrtare.

Të ngjashme

Të fundit