2.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Deputeti i LVV-së kërkon largimin e ambasadorit Berishaj

- Advertisement -

Burim Meta, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar largimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas skandalit në Slloveni.

Meta përmes një postimi në facebook ka thënë se Berishaj duhet të lirohet nga detyra për tu ruar imazhi i Kosovës.

“Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Jo Heshtje!

Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë. Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolen ambasadorët.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224434861371477&id=1604659231

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit