9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Deputeti i LDK-së: S’ka qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje

- Advertisement -

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Glauk Konjufcës, si mandatar i kalon afati për formimin e Qeverisë.

Duke folur për këtë çështje, deputeti i LDK-së Paris Guri, në Klan Kosova ka thënë se s’do të ketë qeveri “Konjufca 1”.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentativës për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjës së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera”, deklaroi Guri.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë disa ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne e kemi bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë format të qeverisjes”, theksoi deputeti i LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit