Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të lajmeve për pagesat nga MPJ e MINT për këshilltarë e ekspertë.
Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se partia në pushtet “në mundësinë e parë vjedh, keqpërdor dhe dëmton interesin publik”.
“Ja vetëm disa shembuj brenda pak dite:
– Gërvalla/Schwarz paguan pagë për “Këshilltarë” 7.500 euro;
– Gërvalla/Schwarz shpërblen me 10.000 euro, kryetarin e “Guxo” për Gjermani;
– Rozeta Hajdari paguan mëditjen e një “eksperti” 1000 euro për një ditë.” – ka shkruar ai.
Tutje, Selmanaj ka pyetur: “A keni ftyrë? A keni marre? A ju vie turp?”.
Ai i ka quajtur pushtetin si “hipokritë, mashtrues, të padijshëm e gllabërues të parasë publike”.