25.7 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Deputeti i LDK-së Hyseni: S’shkojmë në takime konsultative dhe s’e votojmë Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, tha se në mungesë të numrave deputetët e LVV-së po përdorin gjuhë arrogante.

Hyseni tha se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e drejtësisë, prandaj LDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare.

‘’Ajo që bien ë sy dhe që vërtetë lë shije të keqe politike pa asnjë koncept është se mungesa e numrave partinë fituese LVV-në e bënë arrogante. I keni parë edhe deklaratat e tyre pas seancës së dështuar për fajin e tyre se fajet i ka opozita, unë po flas për LDK-në nuk ka asnjë faj sepse gjuha e përdorur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve e ka minuar çdo mundësi bashkëpunimi. Kur vijmë tek kryeparlamentari, normalisht se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e Drejtësisë përkundër mundësive.  Në vend se të bëjë reforma në drejtësi, Albulena Haxhiu, të vetmen gjë që ka ditë më bë ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. LDK nuk e ka ndryshu qëndrimin, pra nuk shkon në takime konsultative dhe nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare”, tha Hyseni.

Të ngjashme

Të fundit