27.1 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Deputeti i LDK i reagon Deharit: Kjo është pra mendësia e tyre, mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurgjë

- Advertisement -

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa i ka reaguar atij të VV’së, i cili njëkohësisht po e kryeson seancat e Kuvendit, Avni Dehari.

Mustafa ka thënë se sipas Deharit deputetët vetëm duhet të ulen dhe të votojnë.

Ai duke kritikuar deklaratat e Deharit, ka thënë se mendësia e VV’së është me e mbyll gojën dhe me votuar sic kërkojnë ata.

Postimi i plotë:

“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari.
Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues.
Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu.
Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë

Të ngjashme

Të fundit