9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deputeti holandez: Serbia po e rrezikon sigurinë evropiane – BE-ja të jetë më e ashpër ndaj saj

- Advertisement -

Deputeti holandez, Ruben Brekelmans, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër Serbisë.

Në llogarinë e tij në Twitter, duke iu referuar sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ai ka shkruar se Serbia po destabilizon Kosovën dhe Bosnjën, po mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe po prish marrëveshjet diplomatike, raporton Klankosova.tv.

“A është kërcënim i Serbisë apo nismë e një sulmi ushtarak në Kosovë? Të dyja opsionet janë shumë të këqija dhe meritojnë një përgjigje të fortë. Jo vetëm nga ShBA dhe NATO, por edhe nga BE-ja (përfshirë Holandën)”, ka shkruar ai.

“BE-ja duhet të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër Serbisë: ajo destabilizon Kosovën dhe Bosnjën, mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe prish marrëveshjet diplomatike”, ka thënë ai tutje.

Në fund, deputeti Brekelmans ka theksuar se “këto tensione në kufirin e jashtëm të BE-së përbëjnë një rrezik për stabilitetin dhe sigurinë evropiane”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit